TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 11:50

E rëndë në Bulqizë, babai plagos me thikë djalin

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Bulqizë, babai plagos me thikë djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulziqë. Mësohet se një 58-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 29 vjeç, për motive të dobëta.

Sipas policisë, bëhet me dije se është arrestuar autori i ngjarjes dhe gjithashtu është sekuestruar mjeti prerës.

Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre në fshatin Ostren, ndërsa 29-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.

Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Kujtojmë se një javë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit, ku një 56-vjeçar sulmoi me thikë vajzën e tij dhe kolegun e saj të punës duke i lënë të plagosur.

Lini një Përgjigje