TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 16:14

Vrau 9-vjeçarin për gjakmarrje, si arriti Kostandin Nishku t’i fshihej drejtësisë për 29 vite; historia tragjike që tronditi Gramshin

Shkruar nga Pamfleti

 

Vrau 9-vjeçarin për gjakmarrje, si arriti Kostandin Nishku t’i
Kostandin Nishku

Nishku ka arritur t'i shpëtojë burgut që nga viti 1997 duke jetuar me identitetin e rremë si Hariz Vjeri.

Kostandin Nishku, 59 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 29 vitesh është arrestuar në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në Gramshi, nipi i një personi i cili i kishte vrarë vëllain.

Nishku ka arritur t'i shpëtojë burgut që nga viti 1997 duke jetuar me identitetin e rremë si Hariz Vjeri.

"Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja”, njoftoi sot Policia e Shtetit.

“Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B.”, sqaron më tej policia dinamikën e ngjarjes së vjetër.

Identifikimi i Duzhës u bë nëpërmjet teknologjisë moderne të njohjes së fytyrës “Facial Recognition”.

Por, si ndodhi ngjarja në ’97?

Historia tragjike nis më datë 19 mars 1997, kur Nishku, alias Baki Duzha, së bashku me shtetasin Roland Kotorri, kanë shkuar të armatosur në shtëpinë e shtetasit Kujtim Bregu. Objektivi i tyre ishte Veli Bregu, vëllai i Kujtimit, pasi Veli Bregu në vitin 1993 kishte vrarë vëllain e Nishkut dhe gjatë trazirave të vitit 1997 ishte arratisur nga burgu.

Veli Bregu nuk ndodhej në banesë dhe aty ishin vetëm Kujtimi, gruaja e tij, djali 10-vjeçar dhe vajza 15-vjeçare. Pasi i ka kërkuar të tregojnë ku ndodhet Veli Bregu dhe nuk ka marrë përgjigje, nishku ka urdhëruar shtetasin Roland Kotorri që të vrasë djalin e mitur dhe pas refuzimit të Kotorrit, e ka qëlluar me pistoletë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes Nishku është larguar drejt Greqisë, ku dhe ka jetuar me identitetin e rremë Hariz Vjeri. Identifikimi i tij është kryer bazuar në identitetin e rremë dhe krahasimin fotografik të fotos së autorit të vitit 1997 dhe fotos së pasaportës së marrë në mënyrë të paligjshme në vitin 2013.

Pas arrestimit, pritet ekstradimi i nishkut në vendin tonë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

 

kostandin nishku vrasje arrestim

1 Komente

  1. A
    Ardin

    Ky duhet varur ne mes te tiranes

    Lini një Përgjigje