TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 13:50

Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier

Policia ka arrestuar një 41-vjeçare nga Patosi, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Policia e Fierit ka nisur hetim për 3 persona të moshave 34 deri në 41 vjeç, pasi përfituan nga kjo veprimtari kriminale. Gjithashtu, u sekuestruan dy celularë në cilësinë e provës materiale.

“Finalizohet operacioni i koduar “Destinacioni”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetase që ushtronte prostitucion. Procedohen penalisht 3 shtetas që kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohen 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:

-A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos.

Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje