TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 15:05

Arrestohet në Turqi Bledar Doçi, vëllai i “Visit të Pojës”

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet në Turqi Bledar Doçi, vëllai i “Visit të
Policia turke

Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun kohor të 5 viteve, nga viti 2020-2025...

Arrestohet në Turqi, Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”.

Nga raportimet mësohet se Bledar Doçi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi në Turqi ka ndodhur për llogari të drejtësisë italiane.

Kjo e fundit, sipas raportimeve, ka dyshime për përfshirjen e Bledar Doçit në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet policore turke, sipas raportimeve, kanë kërkuar informacione në Shqipëri për Bledar Doçin. Më konkretisht kanë kërkuar të verifikojnë nëse i arrestuari në Turqi është ose jo i shpalluri në kërkim nga drejtësia italiane.

Emri i Bledar Doçit është në dosjen e palës italiane në kuadër të hetimeve të përbashkëta të kryera nga pala italiane dhe ajo shqiptare në nëntor 2025, kohë kur u godit grupi i drejtuar nga “Visi i Pojës”.

Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun kohor të 5 viteve, nga viti 2020-2025.

Sipas grupi me bazë operative në Shqipëri dhe me degëzime në Itali, dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut duke shfrytëzuar rrugë tregtare që kishin si destinacion portet e mëdha të Europës Veriore.

Ndërkohë “Visi i Pojës” është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të operacionit “Ura”.

Visi i Pojës rezulton kreu i një prej grupeve më të mëdha me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Itali për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Referuar dosjes sw SPAK pwr operacionin “Ura”, Elvis Doci është bashkëfinacues me rol kryesor si organizator dhe drejton trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Doçi mbante lidhjet me bashkë-financuesit e tjerë, që në këtë dosje del kreu i grupit tjetër të strukturuar kriminal, Adi Çoba.

Për realizimin e këtij aktivitetit të paligjshëm ‘Visi i Pojës’ bashkëpunonte ngushtë me Indrit Tafilin, që është niveli i dytë i drejtimit. Në disa raste ai ka pasur edhe rolin e bashkë financuesit si dhe të marrësit në dorëzim të drogës dhe më pas shpërndarjen e saj dhe shitjen në tregun europian.

I treti në radhë është Ogert Shqevi, me një pozitë të konsoliduar në grupin e strukturuar kriminal, si organizues për mbledhjen e shumave të parave nga të përfshirët në trafikimin apo shitjen e lëndëve narkotike dhe transportin më pas të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

“Niveli i katërt i grupit kriminal është një tjetër personazh, Erind Lasku i cili ka pasur rolin për lehtësimin e transfertave monetare, të përfituara nga trafiku i drogës. Dhe niveli i pestë dhe i fundit i grupit, të dokumentuar nga SPAK janë personazhe si Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu dhe Edmond Çupi që kanë patur rolin e lehtësimit të transfertave monetare nëpërmjet linjave të autobusëve për udhëtime ndërkombëtare. Shoferët e autobusëve, në 32 episode të zbardhura transferimi parash kanë transportuar rreth 3 milionë euro cash nga Italia drejt Shqipërisë”, zbulohet nga dosja e SPAK. /Pamfleti/

 

visi i pojes bledar doçi turqi

Lini një Përgjigje