
Një 58-vjeçare nga Memaliaj është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së në kryeqytet pasi pësoi djegie të rënda.
Mësohet se gruaja ka qenë duke gatuar në shtëpi kur është djegur aksidentalisht në kraharor.
Pasi është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, 58-vjeçarja është transportuar për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje