
Policia belge ka goditur një grup skifterësh shqiptar, i cili grabiste me armë banesat dhe terrorizonte qytetarët.
Pas hetimeve disa mujore, policia ka bërë të mundur konfirmimin e përfshirjes së të dyshuarve në shumë vjedhje të armatosura në banesa në Belgjikë (veçanërisht në provincën e Luksemburgut).
Të martën e kaluar, më 16 dhjetor 2025, policia arrestoi 4 shtetas të dyshuar shqiptarë dhe kosovarë, në momentin e kthimit nga një ‘aksion’ në provincën e Luksemburgut.
Kontrollet e banesave, të kryera menjëherë më pas në Liezh, çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e një pjese të sendeve të grabitura (bizhuteri, para, telefona GSM dhe celularë, etj.), dy armë zjarri si dhe pajisje të plota për thyerje banesash (darë, gërshërë metali, pinca, doreza dhe maska).
Pas marrjes në pyetje nga hetuesit, gjykatësja vendosi masën e ‘arrestit me burg’ për katër të dyshuarit ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë.
Lini një Përgjigje