TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2025, 10:45

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, arrestohen 16 persona; hetimet shtrihen edhe në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, arrestohen 16 persona;
Policia italiane

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Pescara-s, në Itali. Autoritetet italiane ekzekutuan 16 masa sigurie ndaj anëtarëve të një rrjeti të strukturuar të trafikut të lëndëve narkotike, mes të cilëve janë edhe disa shtetas shqiptarë.

Sipas mediave italiane, nëntë prej të dyshuarve u arrestuan u lanë në burg, ndërsa shtatë të tjerë në arrest shtëpie.

Vendimi është rezultat i një hetimi të nisur në mars të vitit 2024, i cili bëri të mundur mbledhjen e provave ndaj personave të përfshirë, në role të ndryshme, në një sistem të strukturuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit vepronin në role të ndryshme brenda një organizate kriminale që kontrollonte shpërndarjen e drogës në ambientet e ashtuquajtura “Pescara bene”.

Operacioni, i koduar “MareMagnum”, përfshin një shtrirje të gjerë territoriale, nga Pescara dhe Montesilvano deri në provinca të tjera të Italisë, me degëzime që arrinin edhe në Shqipëri.

Hetuesit arritën të rindërtojnë të gjithë zinxhirin e trafikut, nga shitësit e nivelit të ulët deri te drejtuesit e organizatës.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal mbante nën kontroll edhe persona pa precedentë penalë, përfshirë tregtarë dhe profesionistë, duke krijuar një sistem të mirëorganizuar shpërndarjeje. Veprimtaria e paligjshme i siguronte grupit të ardhura deri në 150 mijë euro në muaj.

operacion antidroge ne itali

Lini një Përgjigje