
Disa protestues që morën pjesë në protestën e sotme janë shoqëruar nga policia, pas trazirave që u shkaktuan në fund të fjalës së Berishës.
Menjëherë pas protestës policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve. Nga informacionet e para mësohet se deri tani janë shoqëruar 10 protestues.
Protesta e nisur në orën 18:00 u mbyll rreth orës 20:30.
Disa protestues hodhën molotovë ndaj godinës së Kryeministrisë, duke i vënë për një moment flakën.
Ndërkohë disa deputetë të PD kanë mbërritur në komisariatin nr 1.
Ndërkohë gjatë protestës një qytetar u përfshi nga flakët e molotovit.
Po ashtu mbetën të lënduar edhe dy efektivë policie.
Lini një Përgjigje