Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë–Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor ‘Tepelenë-Memaliaj’, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Lini një Përgjigje