TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2024, 18:29

Gomonia pësoi defekt në det, shpëtohet familja prej 9 anëtarësh në Borsh

Shkruar nga Pamfleti

Gomonia pësoi defekt në det, shpëtohet familja prej 9

Nëntë persona, anëtarë të një familjeje, janë shpëtuar nga policia kufitare në afërsi të plazhit Krorëz në Borsh, pasi u rrezikohej jeta nga mjeti lundrues i cili kishte pësuar defekt në det.

Sipas informacioneve, gomonia kishte pësuar defekt në motor.

Të nëntë shtetasit janë transportuar me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

"Njësia Speciale e Kufirit Delta dhe Njësia Policore Detare në SPK Borsh ndihmuan 9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhitKrorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port", njofton policia.

gomone defetk det borsh familja me 9 anetare

Lini një Përgjigje