TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2024, 12:30

Furnizonte jugun me drogëra të forta, arrestohet 24-vjeçari anglez

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonte jugun me drogëra të forta, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar anglez është arrestuar nga policia në Himarë pasi akuzohet se shiste drogëra të forta në lokale.

Gjatë kontrolleve në automjet, të riut iu gjetën dhe sekuestruan drogëra të forta si: mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene.

"Vihet në pranga një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene.

Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike, që u gjet në automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje