
Policia ka arrestuar 57-vjeçarin e shpallur në kërkim Agim Zela, pas akuzave për tentativë vrasje.
Zela është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 6 vite e 8 muaj burg pasi tentoi të vriste një person. Ndërkohë, nga dënimi, i ka mbetur të vuajë 3 vite e 4 muaj.
Ai tentoi të vriste Bensik Vatën pas një konflikti për rrjetat e peshkimit në zonën e Lagunës së Patokut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje