TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 19:23

Aksident tragjik në Angli, humb jetën 24-vjeçari shqiptar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Angli, humb jetën 24-vjeçari shqiptar;

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Angli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 21 maj, por vetëm sot mediat britanike kanë zbardhur identitetin e viktimës, dhe bëhet fjalë për 24-vjeçarin Robert Morina.

I riu udhëtonte i vetëm në mjetin tip ‘Audi A3’, kur i përplas dhe u përmbys në Gravel Hill, midis Henley dhe Rotherfield Grays.

Morina, i cili ishte hidraulik praktikant, humbi jetën pas lëndimeve të rënda në kokë.

Lidhur me aksidentin, policia arrestoi 5 persona. Dy djem 17-vjeçarë nga Reading u arrestuan me dyshimin se shkaktuan vdekjen për shkak të manovrave të rrezikshme në rrugë, por më vonë u liruan pa asnjë veprim tjetër.

Tre persona nga Reading, të moshës 21, 22 dhe 25 vjeç, u arrestuan me dyshimin se shkaktuan vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm dhe për vepra të ndryshme droge, duke përfshirë qëllimin për të furnizuar me drogë të klasit A. Por edhe ata u liruan, megjithëse mbahen nën hetim.

aksident angli 24 vjecari shqiptar

Lini një Përgjigje