TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 16:35

“Mami, do të të dërgoj ndonjë lek”, nëna e bashkëpunëtorit të vrasësit të Eraldo Nevruzit rrëfen telefonatën e fundit me të birin

Shkruar nga Pamfleti

“Mami, do të të dërgoj ndonjë lek”, nëna e

Kostaqe Qose, nëna e Daniel Qoses, një prej punonjësve që ndihmuan Gerald Shehun të largonte trupin e Eraldo Nevruzit pasi e vrau, tregon për mediat se lajmin e mësoi nga televizioni.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer edhe bisedën e fundit me të birin, ku tha se ky i fundit i kishte thënë se do i dërgonte para.

“Fola para tre ditëve, i thashë biri i nënës i thashë si je a po punon, më tha mami po presim anglezët, do të punoj do të të dërgoj ndonjë lek. Shqetësohesha se thashë punon, vjet thyeu këmbën e ndihmoi ky e çoi në Sarandë pronari”, tha nëna e Qoses.

 

mami leke bashkepunetor vrasje eraldo nevruzi

Lini një Përgjigje