TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 14:51

Grup kriminal dhe pastrim parash, arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar nga Austria

Shkruar nga Pamfleti

Grup kriminal dhe pastrim parash, arrestohet në Greqi shqiptari i

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake.

Aredjo Buzi nga Fieri, është ndaluar nga efektivët në rrugën “28 Tetori” në Janinë. Ai rezulton person i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria, prej 07 prillit 2017. Buzi akuzohet për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Për 30-vjeçarin, autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë.

Lini një Përgjigje