TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 13:07

3 kg kokainë në makinë nga Shqipëria drejt Belgjikës, kapet në Gjermani 23-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

3 kg kokainë në makinë nga Shqipëria drejt Belgjikës,

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi u kap me 3 kg kokainë. Mësohet se ai ishte nisur me automjet nga Shqipëria në drejtim të shtetit belg, por u ndalua në kufirin Gjermani-Belgjikë.

Ai deklaroi se ishte nisur nga Shqipëria për në Belgjikë duke udhëtuar nëpërmjet Italisë dhe Gjermanisë. Kur u mor në pyetje, ai tha se nuk kishte konsumuar asnjë lëndë narkotike.

Pas testit pozitiv, oficerët kontrolluan automjetin e tij, ku gjerën më shumë se 3kg kokainë. Kokaina kapte vlerën e 300 mijë eurove. Bëhet me dije se 23-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim.

“Kokaina e gjetur ka vlerën e rrugës mbi 200 mijë euro”, -tha Thomas Molitor, zëdhënës i shtypit në zyrën kryesore doganore në Koblenz. Duke qenë se kishte dyshime se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar së fundmi lëndë narkotike, edhe komisariati i Prüm nisi procedimin ndaj tij me dyshimin se drejtonte mjetin nën ndikimin e drogës. Hetimet e mëtejshme po kryhen nga Zyra e Hetimit Doganor në Frankfurt am Main. Me kërkesë të Prokurorisë Publike të Trierit, gjyqtari hetues përgjegjës ka urdhëruar masën e paraburgimit për shqiptarin.

Lini një Përgjigje