TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 11:44

Prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia Armando Sulaj

Shkruar nga Pamfleti

Prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia Armando Sulaj

Shtetasi Armando Sulaj i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për prodhim dhe shitje të narkotikëve, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë.

"Shtetasi Armando SULAJ, është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin penal nr. 192 Akti, datë 26.12.2018, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 te K. Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në periudhën gjatë muajve Prill-Maj të vitit 2016 shtetasi Armando SULAJ në bashkëpunim me shtetas të tjerë pasi siguruan me parë sipërfaqe toke në pyll apo kullota, në pronësi të shtetit ose të personave privatë kultivuan në to bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Kultivimi u krye në parcela të madhësive të ndryshme, në sasi nga 4500 deri në 5000 rrenjë bimësh narkotike. Për kultivimin, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e tij ata aktivizuan një numër personash që u sistemuan në kasolle të ndërtuara pranë parcelave.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë", njofton policia.

Lini një Përgjigje