
Zbardhen detaje nga operacioni kundër një grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore.
Operacioni për arrestimin e të dyshuarve për trafik klandestinesh, ka sjell në vendin tonë edhe hetues nga Spanja, Italia, Kosova, SHBA. Kalimi i kufirit bëhej me pasaporta false, ne rruge tokësorë por edhe me avionë.
Mësohet janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. Sakaq, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’.
Mes të arrestuarve është dhe një polic. Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët.
Lini një Përgjigje