TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 10:14

SPAK godet grupin kriminal të trafikut të qenieve njerëzore, lëshon 50 mandate kontrolli; në pranga 20 persona

Shkruar nga Pamfleti

SPAK godet grupin kriminal të trafikut të qenieve njerëzore,

Deri më tani janë 20 persona të arrestuar dhe është lëshuar mandat për kontroll në 50 ambiente.

Policia ka ndërmarrë një operacion në kuadër të luftës kundër trafikimit të emigrantëve dhe klandestinëve.

Operacioni po zhvillohet me urdhër të SPAK-ut. Mësohet se janë ekzekutuar 20 urdhër-arreste dhe 50 mandate kontrolli. 

Operacioni u organizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, autoritetet kosovare dhe spanjolle.

Mes të arrestuarve është dhe një polic. Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit.

Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët.

 

Lini një Përgjigje