TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 10:09

U arrestua në prill për trafik droge, i burgosuri i Reçit vdes në spitalin e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në prill për trafik droge, i burgosuri i Reçit vdes

Një 45-vjeçar që u arrestua në prill për shpërndarje kananisi ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.


Eduard Koka ishte vendosur në burgun e Reçit nga ku u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore. 

Eduard Koka ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’, në lagjen “Gurra”, të Lezhës pasi gjatë kontrollit fizik i ishin gjetur doza kanabisi, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

eduard koka shkodër

Lini një Përgjigje