Publikohet fotoja e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi i cili u vra pak pas mesnate nga 43-vjeçari Gerald Shehu.
Policia po vijon ende kontrollet nga toka dhe me dron në Gjipe për trupin e Eraldo Nevruzit.
Nevruzi u vra me armë zjarri në dhomën e hotelit ku punonte në Dhërmi, ku dyshohet se fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale e më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Dyshohet se autori ka larguar trupin e viktimës nga vendi i krimit dhe më pas ka ikur me automjetin e tij drejt kufirit.
Pasi ka fshehur trupin, Shehu është arratisur drejt Greqisë përmes pikës kufitare. Policia menjëherë njoftoi autoritete greke, të cilat kanë arritur të arrestojë 43-vjeçarin në një aeroport, i cili po tentonte të largohej nga shteti helen.
Ishin punonjësit e hotelit ata që kanë denoncuar rastin. Policia dhe prokuroria po këqyrin kamerat e sigurisë, por kjo i ka çuar vetëm në gjendjen dhe sekuestrimin e makinës së Gerald Shehut.
Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe ishte bashkëpronarë të hotelit.
Lini një Përgjigje