TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2024, 11:03

U vra nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i

Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit të hotel Greccia në Dhërmi, Eral Nevruzit, i cili u vra nga pronari Gerald Shehu. 

Trupi i 31-vjeçarit është gjetur mes Gjipesë dhe Vunoit, pranë një guroreje. Pas zhdukjes së trupit të viktimës, autori më pas është kthyer në hotel për të marrë rrobat e tij. 

Ka qenë vetë autori i dyshuar i krimit të rëndë që gjatë marrjes në pyetje në Greqi, ku edhe u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për të udhëtuar në Spanjë me destinacion Anglinë, që ka treguar se ku kishte hedhur trupin e viktimës.

Ndërkohë sot dy punonjës të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit pak mas mesnatës.

Në pranga kanë rënë Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë dhe punonin në hotel ‘Greccia’. Po ashtu, dje u arrestua në Greqi edhe pronari i hotelit, Gerald Shehu i cili sipas policisë e ka qëlluar 31 vjecarin me dy plumba në kokë.

Të dy, si Qose dhe Larti kanë pranuar se kanë ndihmuar pronarin e hotelit duke e fshehur trupin në qese plehrash dhe më pas ta fusnin në bagazhin e makinës.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në kokë. 

Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin. Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë. Nga Qafë Bota ai ka ka kaluar në Greqi, ndërsa kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit.

Pistat e hetimit

Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës në Angli pasi viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

Lini një Përgjigje