
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 36-vjeçari është dënuar nga shetti spsnjoll me 3 vite e 4 muaj burgim për vjehdje me dhunë. Arrestimi i tij është bërë me qëllimin ekstradimin në Spanjë.
"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “ëanted 2”.
I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, një 36-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëanted 2”.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë", njofton policia.
Lini një Përgjigje