TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2024, 10:45

Filmoi trupin e pajetë të Erald Nevruzit teksa po e transportonte në morg, arrestohet shoferi i ambulancës

Shkruar nga Pamfleti

Filmoi trupin e pajetë të Erald Nevruzit teksa po e transportonte

Shoferi i ambulancës që transportoi në morg trupin e Erald Nevruzit, recepsionistit të vrarë nga pronari i hotelit në Dhërmi është ndaluar nga policia.

Shtetasit A. I., 62 vjeç i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të  Erald Nevruzit, të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

"Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N."-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje