TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2024, 10:28

Trafiku i shqiptarëve në Angli e Irlandë përmes Spanjës, identifikohet organizatori i rrjetit; dokumentet false prodhoheshin në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Trafiku i shqiptarëve në Angli e Irlandë përmes

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.

Operacioni i madh “Nomada” i Policisë së Shtetit dhe SPAK, i finalizuar një ditë më parë në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, mundi të çoj në pranga një grup të stërmadh personash me pozicione të ndara secili për falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Super laboratori që prodhonte dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por akoma nuk është arritur të gjendet nga autoritetet kosovare atje dhe bëhet fjalë për një laborator që prodhon me cilësi të mirë.

Shuma që paguhej nga shqiptarët për të siguruar dokumentet false që do i ndihmonte për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë varion nga  10.000 euro, 4000 euro apo dhe 3500 eurove në varësi të rasteve

Autoritetet shqiptare kanë mundur të identifikojnë prodhuesin kryesor të kësaj veprimtarie kriminale, i cili nuk është kapur nga Kosova dhe tashmë është shpallur në kërkim. SPAK dhe Policia e Shtetit zbardhën të plotë linjën e prodhimit, sjelljen e tyre në Shqipëri dhe dërgimin në drejtim të Spanjës.

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.

Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë. Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, ishin kryesisht të thjeshtë dhe kërkonin të shkonin për çështje ekonomike apo bashkime familjare.

35 të arrestuarit që janë kapur në Spanjë mësohet se janë identifikuar nga Policia e Shtetit, e cila më pas njoftonte autoritetet atje dhe ndaloheshin në kufi.

Kush janë 26 të arrestuarit
 1- Bashkim Sula
 2- Njazi Ademaj 
 3- Fitim Rama 
 4- Ylli Brahimaj
 5- Gridi Elezi 
 6- Rrezart Domi
 7- Osman Luca
 8- Artur Mici
 9- Arsen Caka
10- Adrian Mema
11- Maksim Domi
12- Jugert Gashi
13- Emiljan Marashi
14- Roland Islamaj
15- Behar Rexha
16- Deila Qama
17- Arnold Shahu
18- Ylli Çaushaj
19- Eriola Spaho
20- Murat Gjuniku 
21- Bardhyl Imeri
22- Bajram Xhaja
23- Fatmir Stankova 
24- Arben Rushiti 
25- Leonardo Lama
26- Xhelil Alla

Lini një Përgjigje