Identifikohet 61-vjeçari shqiptar, i cili u masakrua me thikë nga fqinji i vajzës së tij në Bibbiano, Reggio Emilia.
Ilirjan Minaj u godit me thikë në kraharor nga shtetasi italian, 41-vjeçari Riccardo Stefani rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes përpara banesës të së bijës.
Viktima kishte shkuar të takonte mbesën, por është përballur me autorin e krimit teksa po ngjiste shkallët e pallatit dhe një ngacmim nga ana e 41-vjeçarit ndaj tij, ka çuar fillimisht në një debat mes tyre.
Pas sherrit, raportohet se italiani Riccardo Stefani është futur në banesën e tij por Ilirjan Minaj ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij.
Më pas, 41-vjeçari ka hapur derën duke mbajtur një thikë në dorë dhe ka goditur shqiptarin në kraharor.
Ilirjan Manaj ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, pasi nuk ka mundur dot t'u mbijetojë plagëve të marra.
Raportohet se viktima ishte nga Korça, ndërsa prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij në Bibbiano të Italisë.
Lini një Përgjigje