TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2023, 15:36

Ekzekutoi Ardian Nikulajn, publikohet fotoja e Ruben Saraivës në Marok një ditë para ekstradimit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi Ardian Nikulajn, publikohet fotoja e Ruben Saraivës në Marok

Ditën e sotme është publikuar fotoja e Ruben Saraivës, i akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës.

Saraiva me origjinë nga Maroku ka hipur në avion për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë në kuadër të kërkimit ndërkombëtar të tij të lëshuar nga zyra e Interpolit.

Gjatë ditës së djeshme, një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë.

Ruben Saraiva do të mbërrijë nesër në Shqipëri.

Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.

Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili po ashtu është arrestuar në Britani. Ata nuk janë ekstraduar ende në vendin tonë.

Ekzekutoi Ardian Nikulajn, publikohet fotoja e Ruben Saraivës në Marok

Lini një Përgjigje