
Shqiptari Mario Marashi është arrestuar nga policia Italiane dhe do të ekstradohet në Zvicër, pas akuzave për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas prokurorit zviceran Cuno Tarfusser, Marashi importoi 500 kilogramë kokainë 100% të pastër, të cilat ishin fshehur në një konteiner kafeje të identifikuar nga hetuesit në një platformë logjistike në Bazel.
Droga me sa duket ishte importuar nga Amerika e Jugut. Akuzat bazohen edhe në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në zonë.
Policia zviceriane nisi hetimet pasi në të njëjtën zonë u identifikua një gjurmë kokaine, duke filluar nga një kontejner tjetër dhe duke arritur në një shteg aty pranë. Trafikantët do të kishin gjetur ngarkesën e parë, por duke humbur një pjesë të lëndës narkotike. Në atë kohë në konteiner u gjetën “vetëm” 40 kilogramë drogë. Por gjurma e lënë i çoi hetuesit zviceranë në Busto Arsizio.
Lini një Përgjigje