TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 14:53

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, pista ku po heton policia dhe roli i Eris Mehmetajt

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, pista ku po heton policia dhe
Eris Mehmeti

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë nga Vlora ku si pasojë ngeli i vrarë 58-vjeçari Renato Hoxhaj.

Dyshohet që arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.

Ndërkohë i arrestuari Eris Mehmeti, përpara oficerëve të policisë, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë, më 27 prill.

Ai është marrë një pyetje si person që ka ndihmuar në vrasjen e 58-vjeçarit, nga ku në një seancë jashtë kamerave ai ka mohuar të gjitha akuzat që janë bërë ndaj tij si bashkëpunimin për të kryer këtë vrasje ashtu edhe dijenin se ku ndodhej automjeti i tij.

Automjeti i cili rezulton në pronësi të tij dhe që dyshohet se është makina me të cilën atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes,  Mehmeti është shprehur se këtë automjet prej disa kohësh ia ka dorëzuar një prej shokëve të tij dhe së fundmi nuk kishte dijeni ku ndodhej ky automjet.

Megjithatë Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këtë person.

 

eris mehmeti ekzekutimi i renato hoxhajt në vlorë

Lini një Përgjigje