
Zbardhen detaje nga hetimet e atentatit në Lundër ku mbetën të plagosur 2 persona, mes tyre 2 fëmijë të mitur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 Majit, ndërsa grupi hetimor ka në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit në Lundër. Gjithashtu, mësohet se nga 17 ADN e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota, çka rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.
Megjithatë këto profile mbetet për t'u verifikuar nëse u përkasin apo jo autorëve, përmes krahasimit me të gjitha ADN-të që laboratori ka në dispozicion në të shkuarën të personave që janë përfshirë më parë në aktivitete kriminale. Sendet që janë gjetur pranë vendit ku ndodhi atentati janë: pinca, mjete të tjera pune dhe një shall.
Lini një Përgjigje