TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 10:36

I dënuar në Itali me mbi 6 vite burg për vjedhje, arrestohet laçjani me dy emra

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Itali me mbi 6 vite burg për vjedhje, arrestohet

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Everest Aliu alias Everest Veseli, i akuzuar për vjedhje. I riu ishte shpallur në kërkim nga Italia, pasi rezulton i dënuar me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.

Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

“Kapet në Laç, 1 shtetas i dënuar nga autoritetet italiane, me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje