TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 09:03

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset C4 makinës së një gruaje

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset C4 makinës së

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një shtetase me inicialet M.K, në gomën e parë të automjetit të saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje