TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 08:38

Pësoi arrest kardiak në timon dhe përplasi dy automjete të tjera, humb jetën 58-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi arrest kardiak në timon dhe përplasi dy automjete të

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Shoferi me iniciale T. Z., ishte në timon kur shfaqi shqetësime shëndetësore dhe për pasojë automjeti që drejtonte u përplas me dy makina të parkuara.

58-vjeçari është transportuar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Mark Lula", shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital  por ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Lini një Përgjigje