TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 07:53

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, përplaset për vdekje këmbësorja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Mësohet se një automjet ka përplasur këmbësoren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima me inicialet E.M, 43-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së fortë dhe plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

"Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje