Gazetari Artan Hoxha thotë se Renato Hoxhaj që u vra disa ditë më patë në Vlorë punonte si roje-informator për familjen Sinomati në Vlorë dhe sipas gjasave ngjarja ka lidhje me konfliktet mes grupeve rivale.
Sipas Hoxhes, vrasësi ka qenë profesionist dhe në asnjë moment nuk është shfaqur i shqetësuar.
Gazetari tregon se policia ka rënë në gjurmën e një personi, Eris Mehmetaj i cili dyshohet se i kanë dhënë makinën që përdorte, vrasësit që mendohet se është larguar nga Shqipëria.
'Dyshimet e para që lindën është se duke qenë se ky person thuhej se shërbente si rojë pranë banesës së familje Sinomati, shihte cilët janë njerëzit që afrohen aty që mund ta dëmtojë atë familje, aludimi i parë ishte që mund të jetë goditur për këtë gjë. Ishte një roje informator që godiste. Në 7 janar të vitit të kaluar ka ndodhur një vrasje, ku u godit me snajper në ballkonin e banesës, Gezim Sinomati. Gjatë kohës që është goditur, xhaxhai i tij ka qenë në Vlorë, por babai i tij ka qenë në burg.
Është goditur nga kundërshtaret e tyre.
Policia e Shtetit ka bërë disa kontrolle në Sarandë, Vlorë, Ksamil dhe në kryeqytet për të kërkuar autorët. Policia ka kapur disa kamera dhe ka gjetur një automjet. Ai automjet, është Eris Mehmetaj që i ka dhënë makinën autorit për të shkuar në skenën e krimit dhe për t’u larguar. I ka ndërruar targat, ka hyrë në skenë, ka mbaruar punë dhe është larguar. Policia ka gjetur njeriun që përdorte mjetin, i ka marrë celularin dhe pretendon që nëpërmjet kontakteve të shkojë te autori. Dyshimet janë se autori mund të jetë larguar nga Shqipëria prandaj është kërkuar në Sarandë dhe Ksamil.
Është vrasës profesionist, nuk është autor.
Kjo pjesa e infrastrukturës, ata që janë profesionistë e zgjedhin vetë. Ka raste kur vrasësit janë me pagesë, nuk kanë kohë dhe ia lënë atij që është i interesuar për krimin.
Është thënë që vrasja mund të jetë porositur nga Dubai. Në fakt konflikti është në Vlorë dhe grupet e Vlorës janë të shpërndara.
Pavarësisht ku mund të ndodhen porositësit ngjarja është pjesë e ngjarjeve që kanë ndodhur në Vlorë viteve të fundit. Është pjesë e konflikteve në Vlorë mes grupeve rivale.", tha Hoxha.
Lini një Përgjigje