TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2025, 15:10

Vrasja e Renato Hoxhajt, gazetari: Dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e djalit të ‘Buzderit’

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Renato Hoxhajt, gazetari: Dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e djalit

Të tjera dyshime hidhen mbi shkakun e vrasjes së Renato Hoxhajt, 58-vjeçarit që u ekzekutua pranë banesës së tij në Vlorë, me plumba në kokë dhe trup.

Policia ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen, i cili dyshohet se ka ndihmuar ekzekutorin, ndërsa sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, vrasja është porositur nga Dubai.

Ndërkohë gazetari i Ora News, Elton Qyno, ka zbuluar të tjera detaje. Sipas tij, Renato Hoxhaj, ka qënë komshi me Sokol Sinomatin e Vlorës, i cili njihet ndryshe me nofkën "Buzderi".

“Ai shërbente dhe si roje i banesës së Sinomatit në lagjen Hajro Çakëri që ndodhet në zonë.

Vrasja besohet shumë se është kryer pikërisht për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në qytet, ku 1 vit më parë Sokol Sinomatit, i vranë dhe djalin me snajper Gëzim Sinomati.

Pamjet filmike tregojnë një person të shëndoshë, por dyshohet se ka vënë bark artificial.

Kamera më e erët tregon momentin kur autori i krimit ka shkuar në vendgjarje, ndërsa kamera më e zbardhur tregon largimin e autorit të krimit, pasi ka mbaruar vrasjen e Renato Hoxhaj”, shprehet Qyno.

Ora Neës” ka publikuar momentet kur autori i atentatit ndaj Renato Hoxhajt largohet mes pallatesh menjëherë pas ekzekutimit të 58-vjeçarit.

Siç shihet dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, autori është i maskuar krejtësisht teksa shfaqet duke u larguar qetësisht nga vendngjarja.

Lini një Përgjigje