TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 12:18

Ndihmoi autorin e plagosjes së Sidi Velajt, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Ndihmoi autorin e plagosjes së Sidi Velajt, arrestohet 36-vjeçari
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes së Sidi Velajt në Orikum, në bashkëpunim me shtetasin Qerim. Belloj ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.

Ndaj 36-vjeçarit Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje