TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 12:14

I arrestuar për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, lihet në burg shoku i Roan Brahimit

Shkruar nga Pamfleti

I arrestuar për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, lihet në

Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Eris Mehmetaj i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasjen e Renato Hoxhajt me 27 prill në Vlorë.

Ndalimi i tij është kryer 1 ditë pas ngjarjes bëhet me dije se i riu ka pasur rol aktiv ne krim. Referuar policisë, Eris Mehmetaj i ka dhënë në përdorim makinën autorit të ngjarjes që më pasi ky i fundit i ka hequr targat.

Inteligjenca policore zbulon pronarin e mjetit, por ende hetuesit janë në kërkim të makinës që besohet të jetë e fshehur në ambiente servili, si dhe të jetë e çmontuar.

Në polici i vetmi i ndaluar ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Provë për policinë mbetet aparati telefonik që i është marrë dhe i është bërë këqyrje paraprake. Në të janë zbuluar të paktën dy mesazhe dhe thirrje që kanë interes për hetimin.

Nga të dhënat në burime të hapura rezulton se Eris Mehmetaj javët e fundit të ketë hyrë në vendin tonë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri më tani besohet se autori i ngjarjes të jetë larguar drejt Qafë-Botës më qëllim largimin nga vendi ynë. Hyrjet dhe daljet po kalojnë në skaner të policisë e cila po këqyr me qëllim verifikim e personave të dyshimtë.

Vrasja e Renato Hoxhës besohet se është vijim i përplasjeve të bandave në Vlorë.

Disa të dhëna flasin se viktima kujdesej për ruajtjen fizike edhe të një banesë në të cilën jetonte një personi me rrezikshmëri të lartë.

Lini një Përgjigje