TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 12:24

Vrasja e Renato Hoxhës në Vlorë, Eris Mehmeti dëshmon para policisë: Makina është e imja, por ia lashë një miku ta përdorte!

Shkruar nga Pamfleti

Eris Mehmeti, përpara oficerëve të policisë, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë, më 27 prill.

Vrasja e Renato Hoxhës në Vlorë, Eris Mehmeti dëshmon para
Eris Mehmetaj

Është zbardhur dëshmia e mikut të Roan Brahimit, Eris Mehmetaj i cili dyshohet si pjesëmarrës në atentatin ndaj 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. 

Eris Mehmeti para oficerëve të policisë ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë më 27 Prill.

Ndërkohë para faktit që makina është e tij, ai ka pranuar një gjë të tillë duke thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim.

Nga dyshimet që ka policia besohet se automjeti mund të jetë çmontuar në pika skrapi ose servis. Ndaj janë kryer edhe disa hetime në këtë drejtim.



eris mehmetaj vrasja e renato hoxhës në vlorë

Lini një Përgjigje