TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 09:42

Ekzekutimi i Mëhallës, në pranga edhe roja i karburantit; dyshohet se kishte informacione për vrasjen

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Mëhallës, në pranga edhe roja i karburantit;

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 43-vjeçarit Edmond Mëhalla alias Edmond Hyka, i cili u qëllua me plumb në kokë.

Bëhet me dije se të arrestuar deri tani janë ish-ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit. Gjithashtu, një tjetër person është shpallur në kërkim një i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa ende policia nuk ka asnjë provë konkrete.

Ndërkohë, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para ose pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.

Ndërkohë, Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ende i shoqëruar pa fletë arresti dhe pritet të lirohet.  Ai u shoqërua pasi është filmuar duke qarkulluar disa ditë para ngjarjes me automjetin tip “Audi” që dyshohet se u përdor në atentat. 

 

Lini një Përgjigje