Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës, ku të arrestuar për këtë ngjarje janë tre fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja po hetohet në gjendje të lirë.
Ai theksoi se pas vrasjes fshihet vetëm vëllai i madh, Hysen Meta.
Sipas tij ky i fundit ishte autoritar mbi familjen.
“Për mua strumbullari i vrasjes është vëllai, në nuhatjen time. Djali është kthyer 2 javë nga jashtë. Është një vëlla autoritar, me pushtet mbi nënën. Kjo është një pistë e mundshme”-tha ai në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, ai.
Tre fëmijët që vranë babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash të Durrësit u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit. Djali i madh, 25-vjeçari Hysen Meta, që akuzohet si ekzekutor ka ndryshuar dëshminë në gjykatë, duke pretenduar se të atin e ka vrarë, e motra Hygerta. 19-vjeçarja ka mbështetur dëshminë e të vëllait, duke thënë se ka qëlluar të atin me pistolete.
'Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit në familje, 15 ditë kishte që ishte kthyer nga jashtë, ndërsa debatet me babanë kishin nisur në dhjetor për fejesen. Nga refuzimi që i bëra unë për fejesën ai tentoi të më vriste, mua dhe mamanë. Tentoi të na vriste tek bombola e gazit, preu tubat dhe refuzoi ta rregullonte bombolën e gazit ku gatuanim”., tha Hygerta Meta.
E pyetur nga gjyqtarja Shpëtime Pitarku se pse nuk keni denoncuar dhunën, Hygerta Meta tha se ka patur frike nga babai.
Lini një Përgjigje