
Në aksident është përfshirë një kamion i ngarkuar me çimento, që drejtohej nga një 31-vjeçar...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë, pranë tunelit në "Qafën e Skërficës".
Për shkak të përplasjes makina ka shpërthyer në flakë. Raportohet se automjetin e drejtonte një 31-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë. Sipas policisë bëhet fjalë për një kamion që po transportonte çimento.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambluanca dhe forcat zjarrfikëse, teksa në videon e siguruar nga “Pamfleti” shihet se ndërhyrja e shoferëve të tjerë është e pamundur për shkak të flakëve.
"Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Paraprakisht u fol për një shtetas ukrainas që drejtonte automjetin, por policia nuk e konfirmon. Po ashtu nga të dhënat e para dyshohej për një autobot të mbushur me solar, por sipas policisë bëhet fjalë për një kamion të ngarkuar me çimento. /Pamfleti
Lini një Përgjigje