
Policia ka reaguar mbi aksidenti në Kardhiq-Delvinë, duke deklaruar se bëhet fjalë për një 31-vjeçar që ka humbur jetën. Një makinë ra në humnerë në afërsi të tunelit të Skërficës dhe për pasojë shpërtheu në flakë. Paraprakisht u fol për një shtetas ukrainas që ka ndërruar jetë, por policia nuk e konfirmon. Po sipas saj bëhet fjalë për një makinë të mbushur me çimento.
“Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje