TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2024, 07:45

Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Shtoj i Ri. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në servisin në pronësi të një 38 vjeçari është bërë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Policia thotë se për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

"Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

flake servis shkoder

Lini një Përgjigje