
“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”. Këto janë fjalët që tha Marian Pepa, 52-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Artan Kajës. Pepa ndodhet aktualisht në burgun San Giorgio në Luça .
Nëse fillimisht mendohej se 'Toni', siç e quanin të gjithë Artan Kajan, kishte vdekur nga një sëmundje e papritur ndërsa ishte brenda fabrikës së letrës në Lunata, me kalimin e orëve e vërteta doli në dritë.
Burri u vra me një të shtënë nga afër nga bashkëkombasi i tij Pepa, të cilin e njihte prej vitesh. Vrasësi, sipas një hetimi fillestar, kishte studiuar me detaje planin për të hyrë fshehurazi në fabrikë.
Ka shumë pikëpyetje që ende nuk janë sqaruar lidhur me ngjarjen, para së gjithash motivi, duke qenë se burri, pasi ishte dorëzuar menjëherë në polici dhe kishte pranuar përgjegjësinë, nuk foli më.
Dyshimet janë se dy bashkatdhetarët, të dy me banim në Capannori (Lu), do të kishin pasur mosmarrëveshje të ndryshme, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional.
Muajt e fundit ata kanë pasur edhe një sherr, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja. Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, ndërsa Pepa dyshohet se e ka hedhur disa orë pas vrasjes.
"Mosmarrëveshje mes tyre? Është normale që të ketë disa në një mjedis pune”, shpjegon një person që e ka njohur viktimën, por kërkon të mbetet anonim.
Lini një Përgjigje