TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 14:52

Ngriti në 'këmbë' policinë dhe RENEA-n, dëshmojnë shoqet e 21-vjeçares: Na ftoi për të konsumuar kokainë!

Shkruar nga Pamfleti

Ngriti në 'këmbë' policinë dhe RENEA-n,

Shoqet e 21-vjeçares që u kyç brenda në apartament të enjten në Astir kanë dhënë sërish dëshmi përpara Policisë së Tiranës.

Ato kanë pranuar sërish se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kaluar mirë me 5 djemtë si dhe të përdornin doza kokaine.

Në këto kushte ndaj 5 të rinjve që tashmë të shpallur në kërkim nga blutë, u është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve.

Ndër të tjera, ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe për mbylljen në banesë të 21-vjeçares.

Të enjten, telefonata e Sajma Qordjas ngriti në këmbë policinë, ku forcat RENEA ndërhynë me litarë nga tarraca e pallatit për të hapur derën, pasi e reja nuk i përgjigjej thirrjes së tyre, si dhe negociatave të të atit që deklaronte se të bijën ia kishin rrëmbyer.

Lini një Përgjigje