
Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali, pasi e kishte përshtatur për organizmin e lojërave të fatit. Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë.
Gjatë operacionit të koduar “Black game”, u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale: P. L., 63 vjeç, pronari i lokalit; A. A., 68 vjeç; F. M., 30 vjeç dhe M. A., 28 vjeç. Policia ka nisur hetim edhe për 4 persona të tjerë, të cilët kanë qenë duke luajtur lojëra fati.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal janë sekuestruar: 4 aparate celular, 1 tavolinë bilardoje ku zhvillohej loja me zare, zare, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
“Këta shtetas u kapën duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalin në pronësi të shtetasit P. L., në lagjen "5 Maj". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. M., F. G., S. D., Sh. D., pasi u kapën në këto ambiente”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje