TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 16:35

Atentati në Vlorë, zbardhen dëshmia e Kevin Hajrullës/ Çfarë deklaroi 30-vjeçari dhe lidhja me Inezin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Vlorë, zbardhen dëshmia e Kevin Hajrullës/

Kevin Hajrulla, 30 vjeç ishte objektiv i një atnteti që ndodhi në Vlorë pak javë më parë. Lidhur me atentatin, policia dyshon se ai është rezultat i përplasjes midis grupeve në qytetin bregdetar.

Kevin Hajrulla u plagos në dhjetor 2024, ndërsa i është nënshtruar 3 ndërhyrjejeve kirurgjikale. Neës24 ka zbardhur detaje nga dëshmia e Kevin Hajrulla, i afërm me Inez Hajrulla.

“Nuk shoqërohem në përditshmëri me Inezin, me atë takohem rrallë dhe nuk kam konflikte me njeri”, mësohet të ketë deklaruar Kevin Hajrulla, sipas News24.

Inez Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sistemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit.

Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera.

Në drejtim të makinës ku ndodhej Hajrulla u qëllua me rreth 50 plumba pranë një kryqëzimi në lagjen 24 Maji.

Pas atentatit prokuroria e Vlorës dhe policia në këtë qytet nisën hetimet, ndërsa 30-vjeçari që mbeti i plagosur nuk rezulton me precedent penalë. Dyshimet për atentatin lidhen me përplasjet mes grupeve në Vlorë. Pas atentatit ndaj Kevin Hajrulla u tentua eleminimi i Bernard Sinomatit.

Policia dyshon se ka një lidhje mes dy ngjarjeve, referuar përplasjeve të forta që kanë pasur këto grupe me njëri-tjetrin.

Gjithsesi deri më tani Policia dhe Prokuroria nuk kanë mundur të zbardhin asnjë nga ngjarjet, përfshi edhe vrasjen me snajper në Vlorë të Gëzim Sinomatit 23 vjeç, i cili u qëllua teksa ndodhej në ballkonin e apartamentit të tij.

Lini një Përgjigje