TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2024, 14:22

E rëndë në Tiranë, 23-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, 23-vjeçarja hidhet nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 23-vjeçare është hedhur nga kati i 5-të i një pallati në rrugën “Asim Vokshi”.

Sipas policisë, 23-vjeçarja me inicialet N.L, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Raportohet se e reja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje