TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2024, 11:46

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj

Shkruar nga Pamfleti
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg Julian Meçaj dhe
Julian Meçaj-Plarent Dervishaj

GJKKO ka lënë në burg Plaurent Dervshajn dhe Julian Meçajn.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Plarent Dervshajn dhe Julian Meçajn.

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj u ekstraduan ditën e djeshme nga Dubai. 

Dervishajt iu komunikuan 2 masa sigurie "arrest me burg", që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Mecajt iu komunikua masa "arrest me burg" për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se kanë ardhur vetë për tu përballur me drejtësinë dhe kanë kërkuar masa më të buta sigurie, pasi sipas tyre nuk kanë rrezik për t'u larguar.

 

 

Lini një Përgjigje